S’ka lëndim për Rodrygon, do të luajë nesër në “El Clasico”
“El Clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës do të luhet përsëri.
Real Madridi, do të tentojë të hakmerret për humbjen e thellë 2-5 në finalen e vitit të kaluar.
Flitej për një lëndim të tij në kofshë pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit, ku dyshohej që të mos luante.
Por një ditë para finales u konfirmua se nuk ka lëndim dhe se do të jetë i gatshëm për finalen e madhe të së dielës.
Rodrygo, ishte ndër më të mirët në fushë për Realin ndaj Atleticos, ku madje shënoi edhe gol.
Ndeshja kujtojmë se luhet nesër, në orën 20:00 në Jeddah./IndeksOnline/

