Vërshime nga reshjet e shiut, nënkalimet mbushen me ujë – APR në ndihmë të qytetarëve 24/7
Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar vërshime në disa zona, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Si pasojë, shumë nënkalime janë mbushur me ujë, ndërsa dhjetëra automjete kanë hasur në probleme gjatë lëvizjes.
Në disa raste, veturat kanë mbetur të bllokuara në ujë, duke pamundësuar vazhdimin e qarkullimit dhe duke rrezikuar dëmtime teknike.
Pas kësaj situate, APR – Asistencë e Përgjithshme Rrugore u ka dalë në ndihmë qytetarëve, duke ofruar asistencë të vazhdueshme për ngasësit e automjeteve. Ekipet e APR-së kanë qenë të angazhuara 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të intervenuar në terren, nxjerrë automjetet nga zonat e përmbytura dhe për të siguruar mbështetje teknike.
Nga APR u bëhet thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në nënkalime dhe zona ku ka grumbullim të ujit.

