Zyrtare: Alban Shillova largohet nga FC Prishtina
FC Prishtina dhe sulmuesi Alban Shillova kanë përmbyllur bashkëpunimin e tyre.
Shillova iu bashkua klubit nga kryeqyteti në janar të vitit 2025 dhe gjatë kësaj periudhe njëvjeçare regjistroi 26 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës në sezonin e kaluar, shkruan Indeksonline
Kjo ishte hera e dytë që ai ishte pjesë e FC Prishtinës, pas angazhimit të tij të parë në periudhën 2019–2021, ku kishte zhvilluar 23 ndeshje, kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte kontribuar me katër asistime.
“FC Prishtina e falënderon Alban Shillovën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit

