75 Mall Live Search
18:33 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / MSH1

Shembet ura në Gadime të Epërme, vështirësohet lëvizja e banorëve

Në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan është shembur një urë si pasojë e vërshimeve, e cila ka pamundësuar qarkullimin të këtij fshati.

Si pasojë e kësaj, qytetarët janë të detyruar të përdorin rrugë alternative dhe të bëjnë devijime të gjata për të arritur në destinacionet e tyre.

Sipas banorëve të zonës, gjendja e urës ka qenë e rënduar prej kohësh dhe rreziku i shembjes ka qenë i pritshëm, megjithatë, pavarësisht kësaj, sipas tyre nuk janë ndërmarrë masa parandaluese nga institucionet përgjegjëse.