Reali apo Barça? Kush do të fitojë Superkupën e Spanjës
Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të botës së futbollit.
Dy rivalët e përjetshëm, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen përsëri në finale të Superkupës së Spanjës, përsëritje e vitit të kaluar.
Në tërë historinë janë zhvilluar 262 ndeshje, me Realin që ka fituar 106 dhe Barcelona 104.
Fituesi i fundit i “El Clasicos”, është Reali të cilët mposhtën Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, në tetor të vitit që lamë pas me rezultat 2-1.
Ndeshja e sotme kujtojmë se luhet në Jeddah, me fillim në orën 20:00./IndeksOnline/

