Dy persona arrestohen në Prizren, sulmuan fizikisht një person brenda lokalit të tij
Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar një person brenda lokalit të tij në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 02:10, në rrugën “Fehmi Lladrovci”.
Sipas raportimit, të dyshuarit kanë hyrë në lokalin e viktimës, mashkull kosovar, ku kanë kryer sulmin. Dëshmitarët kanë deklaruar se gjatë incidentit të dyshuarit kanë pasur me vete armë zjarri.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar te të dyshuarit dy pistoleta lodra të plastikës dhe dy thika. Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër, mashkull kosovar, ndodhet në arrati.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

