Bllokohet rruga Ferizaj–Gjilan, rekomandohet rruga alternative
Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, I cili I ka thënë KosovaPress-it, se rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim.
“Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas. Rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, megjithatë rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës”, tha ai.

