75 Mall Live Search
23:04 / E Diele, 11 Janar 2026 / G T

Xabi Alonso tregon arsyen pse largoi Valverden dhe Viniciusin nga loja në “El Clasico”

Skuadra e Real Madridit u mposht 3:2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

Xabi Alonso u paraqit në konferencë për media pas ndeshjes dhe mori shumë pyetje nga gazetarët, shkruan Indeksonline

Në fokus ishte largimi nga loja i dyshes, Fede Valverde dhe Vinicius Jr.

Xabi Alonso për këto zëvendësime thotë: “Valverden e largova për shkak të një lëndimi. Kurse Vini Jr më kërkoi vet që ta largoja.”.

Valverde u largua në minutën e 68’të, kurse Vini Jr në minutën e 82’të./Indeksonline/