Komediania tall DiCaprio-n në “Golden Globes”, reagimi i tij u bë viral
Komediania Nikki Glaser ishte prezantuese e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” për të dytin vit radhazi, dhe ceremonia e mbajtur më 11 janar u shënua, ndër të tjera, nga një shaka për Leonardo DiCaprio-n dhe marrëdhëniet e tij me gra shumë më të reja në moshë.
Glaser reflektoi mbi nominimin e DiCaprio-s për rolin e tij në filmin “One Battle After Another”, transmeton Indeksonline.
“Çfarë i çmenduri, po shkëlqen nga ekrani”, tha Glaser. “Çfarë karriere ke pasur. Dua të them, role të panumërta ikonike, ke punuar me të gjithë regjisorët e mëdhenj. Ke fituar tre ‘Golden Globes’ dhe një Oscar”.
“Çfarë karriere ke pasur. Gjëja më mbresëlënëse është se ke qenë në gjendje t’i arrish të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.
Aktori 51-vjeçar, i mësuar me shaka të tilla, qeshi dhe tundi kokën në shenjë miratimi. E dashura e tij 27-vjeçare, Vittoria Ceretti, me të cilën ai kohët e fundit kaloi pushimet në Shën Bart, nuk ishte me të atë mbrëmje./Indeksonline/
He’s such a beautiful man https://t.co/oJXkrqfugz
— Somto🌸 (@SomtoJoy) January 12, 2026

