75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 12 Janar 2026 / Z S

Pamje magjike nga Kolonja e zbardhur nga dëbora, Rama fton qytetarët ta vizitojnë

Kolonja është zbardhur nga reshjet e dëborës, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm dimëror.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga zona, duke e cilësuar Kolonjën si magjike dhe duke ftuar qytetarët ta vizitojnë.

“Mirëmëngjes dhe me Kolonjën magjike dhe ftesën për ta vizituar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore./Indeksonline/