75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 12 Janar 2026 / H F

Trump “prezanton veten” si president në detyrë i Venezuelës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një imazh duke e prezantuar veten si “presidenti në detyrë i Venezuelës”, veprim ky që vjen disa ditë pasi forcat amerikane kapën ish-presidentin e kombit të Amerikës së Jugut, Nicolas Maduro.

Në platformën e tij Truth Social të dielën, Trump e listoi titullin si në fuqi nga janari 2026, duke përforcuar qëllimin e deklaruar të tij për të mbikëqyrur vendin gjatë një periudhe kalimtare.

Krejt kjo erdhi pas operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit në Karakas që rezultoi në kapjen e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, të cilët tani përballen me akuza për drogë dhe armë në një gjykatë të Nju Jorkut.

Pas operacionit, zëvendëspresidentja e Maduros, Delcy Rodriguez, u betua si presidente e përkohshme. Administrata Trump ka deklaruar se synon të “drejtojë” Venezuelën.