Shtatë lojtarë të Realit s’e folën asnjë fjalë për Xabi Alonson
Largimi i Xabi Alonsos nga Real Madridi i zuri lojtarët në befasi, pasi e mësuan këtë përmes deklaratës zyrtare të klubit. Mbappé ishte i pari që reagoi dhe i dha lamtumirën publikisht trajnerit.
Më pas shumica nga lojtarët bën një reagim apo falënderim për ish-trajnerin.
Deri tani shtatë futbollistë nuk kanë reaguar fare për largimin e Alonsos, një shenjë indinjate ndaj tij.
Vinicius, Militao, Trent, Mendy, Bellingham, Brahim (i cili është plotësisht i përqendruar në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun) dhe Mastantuono nuk kanë “lëvizur” fare në rrjetet sociale./Indeksonline/

