75 Mall Live Search
09:55 / E Martë, 13 Janar 2026 / OSH

Hetimet për drogë në Stamboll, arrestohet këngëtarja e njohur dhe aktori turk

Në kuadër të një hetimi për drogën që po zhvillohet në Stamboll, u arrestuan aktori turk Oktay Kaynarca dhe këngëtarja Emel Müftüoğlu.

Hetimi për drogë që po zhvillohet nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit është duke vazhduar.

“Si pjesë e hetimit të drogës që synon personazhe të famshëm, të kryer nga Zyra e Hetimit të Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike të zyrës së kryeprokurorit publik të Stambollit, Oktay Kaynarca, Emel Müftüoğlu, Neda Şahin, Ali Sert, Rabia Karataş dhe Selen Çetinkaya janë ndaluar me dyshimin për kryerjen e një ose më shumë prej krimeve të mëposhtme: posedim i narkotikëve ose stimuluesve për përdorim personal, lehtësim i përdorimit të drogës, nxitje e dikujt për prostitucion, lehtësim i prostitucioni”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeprokurorit turk./Indeksonline/