Mbahet ceremonia e betimit për 10 ekspertë gjyqësorë të rinj
Sot është mbajtur ceremonia e betimit të 10 ekspertëve gjyqësorë, të cilët do të kontribuojnë në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe në rritjen e cilësisë së ekspertizave profesionale në proceset gjyqësore.
Me këtë rast, Ushtruesi i Detyrës së Ministrit, Blerim Sallahu, tha se ekspertët gjyqësorë kanë një rol shumë të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë. Ai tha se përzgjedhja e ekspertëve është bërë në përputhje me kriteret ligjore dhe standardet profesionale, duke garantuar integritet dhe kompetencë në ushtrimin e kësaj detyre të rëndësishme.
Ministri Sallahu inkurajoi ekspertët e rinj që të ushtrojnë detyrën e tyre me përgjegjësi të lartë, etikë profesionale dhe paanshmëri, në shërbim të drejtësisë dhe të qytetarëve.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin e ekspertëve gjyqësorë duke konfirmuar angazhimin institucional për drejtësi efikase, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

