Emisari për dialog Peter Sørensen viziton Kosovën, pritet nga presidentja Osmani
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sørensen nesër do ta vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanin, raporton IndeksOnline.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se takimi do të nis në ora 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sørensen. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /IndeksOnline/

