Bellingham mohon zërat për prishje të raporteve me Alonson
Xabi Alonso është shkarkuar mbrëmë nga Real Madridi.
Kjo erdhi pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila i la një shije të keqe sezonit të tyre.
Është përfolur për një prishje të raporteve mes Jude Bellinghamit dhe Xabi Alonsos, së bashku me Valverden dhe Vinicius Jr.
Por kjo u hodh poshtë nga ylli anglez, duke mohuar të gjitha akuzat.
“Deri më tani kam lënë shumë prej këtyre të rrëshqasin… gjithmonë duke shpresuar që e vërteta të dalë në dritë në kohën e vet”, deklaroi Bellingham.
/IndeksOnline/

