Sorensen sot viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, sot do ta vizitojë Kosovën.
Ai do të takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton IndeksOnline.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se takimi do të fillojë në orën 10:00.
Pas qëndrimit në Prishtinë, Sorensen do të udhëtojë drejt Beogradit, ku do të takohet me përfaqësuesit serb.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë çështja e dialogut./IndeksOnline/

