75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / KV

Arrestohet një person për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas njoftimit të shkurtër të prokurorisë, për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë./IndeksOnline/