Sorensen, për dialogun: Palët duhet të ulen dhe të bisedojnë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, vizitoi sot Kosovën.
Në dy takime të ndara, ai bisedoi me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, lidhur me dialogun, raporton IndeksOnline.
“I lumtur që jam përsëri në Kosovë për udhëtimin e parë të vitit. Urime për zgjedhjet që sapo patët. Pres me padurim të shoh parlamentin të formohet dhe qeverinë në detyrë.
Ne vazhdojmë të punojmë për dialogun që kemi. Shpresojmë që viti 2026 të na japë atë që viti 2025 nuk e bëri. Kjo është arsyeja pse e fillova udhëtimin e punës këtu dhe më vonë në Beograd”, u shpreh Sorensen.
Ai shtoi se pret që palet të ulen dhe të bisedojnë.
“Ajo që do të bëjmë është ajo që na është kërkuar nga bota, për dialogun, dhe kjo është që palët të ulen dhe të bisedojnë. Kemi pasur angazhime se do të kemi një takim kur të jetë koha e duhur dhe do ta shohim”, shtoi Sorensen.

