Haradinaj i premton Sorensenit kontribut për formimin e shpejtë të institucioneve
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka takuar sot përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen.
Në takim Haradinaj i ka premtuar Sorensenit se partia e tij do të japë kontribut direkt për formimin e shpejtë të institucioneve.
“Sot prita përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.
E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si edhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euroatlantik”, shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/

