Zyrtarizohet rikthimi i Gallagher në Premier League
Conor Gallagher, edhe zyrtarisht është rikthyer në Premier League, ku u bashkua me skuadrën e Tottenhamit.
Pas testeve mjekësore, futbollisti anglez ka nënshkruar edhe kontratën pesë vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Transferimi i Gallagher nga Atletiko Madridi, i ka kushtuar Tottenhamit plot 40 milionë euro.
“Jam shumë i emocionuar dhe i etur t’u tregoj tifozëve se çfarë mund të bëj në fushë. Shpresoj t’u dhuroj atyre disa momente dhe kujtime të veçanta”, ishin fjalët e para të Gallagher pas nënshkrimit të kontratës.
25-vjeçari e njeh mirë futbollin anglez, pasi më herët ishte pjesë e Chelseas, Crystal Palace, West Brown, Swansea e Charlton./IndeksOnline/

