75 Mall Live Search
23:17 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / Z S

Nesër përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut

Kosova shënon nesër 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Ceremonitë zhvillohen nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, dhe Shoqatave të Dalura nga Lufta.

Aktivitetet përfshijnë:

09:00 – Homazhe nga niveli komunal në varrezat e dëshmorëve në Shtime, Mollopolc dhe Reçak;

10:30 – Homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak;

12:00 – Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;

13:00 – Ekspozitë tradicionale “Çmimi William Walker 2026” në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;

15:00 – Finalja në futboll të vogël e Turneut Memorial “Ditët e Reçakut” në fushën sportive “Arbëri”, Reçak.

Nxënësit në të gjitha shkollat e Kosovës do të zhvillojnë orën e parë mësimore kushtuar Masakrës së Reçakut./Indeksonline/