Trajnerja shqiptare në krye të kampionit suedez
Trajnerja shqiptare, Elena Sadiku, ka marrë drejtimin e BK Häcken, kampionit në fuqi të futbollit të femrave në Suedi, shkruan albinfo.ch.
32-vjeçarja erdhi në Hacken pas largimit nga Celtic i Skocisë, ku kishte fituar titullin kampion dhe kishte kualifikuar ekipin në Ligën e Kampionëve.

Sadiku e pranon se ndien presionin që vjen me drejtimin e një skuadre kampione, por thekson ambicien për fitore dhe përmirësim të ekipit.
Pas largimeve të disa lojtareve, ajo po punon për rindërtimin e grupit dhe menaxhimin e sfidës në mënyrë profesionale.

Häckeni ka zhvilluar tashmë seancën e parë stërvitore me Sadikun, e cila tregon motivim dhe energji të lartë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit edhe këtë sezon.

