Pas disa vitesh pauzë, grupi rikthehet me një turne botëror
Rikthimi i BTS është zyrtar! Grupi K-pop ka njoftuar një turne botëror 2026-2027, që do të fillojë në Korenë e Jugut në prill dhe do të vijojë deri në mars 2027, me më shumë se 70 koncerte në Azi, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Australi dhe Europë.
Ky turne shënon performancat e para kryesore të grupit që nga turneu “Permission to Dance on Stage” gjatë viteve 2021–2022.
Përpara shitjes së biletave për publikun e gjerë më 24 janar, do të ketë disa shitje paraprake më 22 dhe 23 janar për anëtarët e klubit të fansave që regjistrohen në Weverse, një platformë online fansash në pronësi të kompanisë së menaxhimit të BTS, Hybe.
Kjo shkëputje e këngëtarëve erdhi si pasojë e shërbimit ushtarak të detyrueshëm që ata duhet të kryenin në Korenë e Jugut.
Këngëtari Suga, ishte i vetmi nga anëtarët e grupit që e përfundoi detyrimin si agjent i shërbimeve sociale në qershor 2025, një alternativë ndaj ushtrisë që ai zgjodhi për shkak të një dëmtimi në shpatull. Gjashtë të tjerët shërbyen në ushtri.

