75 Mall Live Search
16:18 / E Enjte, 15 Janar 2026 / MSH1

KGJK-ja miratoi Planin strategjik për përmirësimin e qasjes në drejtësi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në takimin e 358-të, ka miratuar Planin strategjik për qasje në drejtësi për periudhën 2026–2028.

Kjo u bë me qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor, veçanërisht në trajtimin e rasteve me prioritet.

Ky plan synon të sigurojë mbrojtje të barabartë ligjore për personat fizikë dhe juridikë, duke garantuar zgjidhjen e çështjeve në përputhje me parimet e drejtësisë dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Sipas KGJK-së, pëërmes këtij plani strategjik parashihet kategorizimi dhe trajtimi i përshpejtuar i rasteve me prioritet, duke siguruar një procedurë të shpejtë, të drejtë dhe të koordinuar në mes të subjekteve përgjegjëse, të përfshira në këtë plan strategjik.