75 Mall Live Search
17:08 / E Enjte, 15 Janar 2026 / F.R

Pamje nga aksioni i policisë në Zubin-Potok

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme në komunën e Zubin Potokut.

Burimet e IndeksOnline kanë pohuar së po zhvillohet një aksion i gjërë i policisë së Kosovës dhe ka të bëjë me organizimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga aksioni i sotëm, ku policia ka sekuestruar kompjuterë, para, dhe televizorë që po zhvillonin organizimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Zëdhënësi Veton Elshanin e ka konfirmuar rastin ku ka bërë të ditur se operacioni po zhvillohet në tri lokacione.

Aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe për detajet e tjera IndeksOnline do të raportojë me kohë./IndeksOnline/