Ilir Daja fiton çmimin “Trajneri i Muajit”
Ilir Daja ka fituar çmimin “Trajneri i Muajit” dhjetor në kampionatin shqiptar të futbollit.
Ai pati rezultate pozitime me skuadrën Dinamo City, me katër fitore dhe një humbje gjatë muajit dhjetor, shkruan IndeksOnline.
Sukseset kulmuan me fitimin e Superkupës së Shqipërisë, në finalen ndaj Egnatias.
Për Ilir Dajën, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF-së./IndeksOnline/

