Ndërpritet ndeshja Ylli – Prishtina, hudhje të gjësendeve në parket
Është nderprerë ndeshja e basketbollit mes Yllit dhe Prishtinës.
Kjo pasi tifozët ”Plisat” kanë hedhur gjesende në parket, shkruan IndeksOnline.
Kjo revolt e tyre vjen si protestë ndaj zgjedhjes së Bekë Berishës në krye të KB Prishtinës.
Nga fillimi i kësaj përballje, ”Plisat” në vazhdimësi ofenduan ndaj kryetarit të mëparshëm, Blerand Stavilecit dhe kryetarit të sapozgjedhur, Bekë Berishës.
Ndeshja u ndërpre në çerekun e parë, ku Ylli ishte duke udhëhequr me rezultat 17-8./IndeksOnline/

