75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Numrohen 93% të e votave nga rinumrimi, prin bindëshëm Vetëvendosje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Deri më tani janë numruar 93.66% e votave nga rinumrimi.

Në bazë të rezultateve prinë Lëvizja Vetëvendosje me 27,365 Vota. Pas Vetëvendosjes rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 12,518 Vota.

Në vendin e tretë rënditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 6,379 Vota, ndërsa AAK-ja siguroi deri më tani 3,197 Vota./Indeksonline/