75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Një i vdekur në aksidentin në rrugën Komoran – Carralevë

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Komoran – Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran” është shprehur Ahmeti

Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./Indeksonline/