Pritje të shkurtra në pikat kufitare, situata në normalitet
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare.
Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta pothuajse në të gjitha pikat kufitare.
Sa u përket hyrjeve në Kosovë, pritjet janë po të njëjta sikur edhe daljet nga 3 deri në 5 minuta.

