75 Mall Live Search
08:44 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / F.R

Të shtëna me armë nga vetura në dhjetor, arma konfiskohet në janar – i dyshuari jashtë vendit

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, lidhur me një incident që kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se atë ditë kishte shtënë në ajër me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.

Më 16 janar 2026, gjatë veprimeve hetimore, në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në incidentin në fjalë. Policia posedon edhe incizim video lidhur me rastin.

I dyshuari aktualisht gjendet jashtë shtetit, ndërsa në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar lënda e rastit për veprat penale të cekura.

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Mitrovicë 20.12.2025 – NN. Më 16.01.2026 në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën i dyshuari kishte shtënë në ajër nga një veturë në lëvizje, ku policia posedon edhe video incizim. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit me veprat e cekura“, thuhet në njoftim të policis1%./IndeksOnline/