75 Mall Live Search
11:59 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / F.R

Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 44-vjetorin e rënies së tyre, duke i cilësuar si ndër figurat më të hershme dhe më të rëndësishme të lëvizjes për liri dhe pavarësi.

Në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në Dubovik të Deçanit, Haradinaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, bëri homazhe në nderim të sakrificës dhe heroizmit të tyre.

Ai theksoi se guximi dhe angazhimi i hershëm i Gërvallajve dhe Kadri Zekës në lëvizjet çlirimtare kanë qenë burim frymëzimi për brezat pasues dhe për vazhdimin e pandalur të rrugës drejt lirisë.

Sipas Haradinajt, kjo rrugë u kurorëzua më vonë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila solli lirinë dhe themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme”, ka përfunduar Haradinaj.