Real Madrid ”kërcënon” tifozët me largim nga stadiumi nëse bëjnë këtë veprim
Real Madrid ka ”kërcënuar një pjesë të tifozëve me largim nga stadiumi ”Santiago Bernabeu”, për ndeshjen e sotme kundër Levantes.
Kjo vlen për tifozët e “Grada de Animacion”, të cilët kanë fishkëllyer skuadrën e Realit gjatë disa ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.
Por Real Madridi i ka njoftuar tifozët e “Grada de Animacion” se sot pas ndeshjes, klubi do të shqyrtojë kamerat e sigurisë së Bernabeut, dhe kushdo që kapet në kamera duke fishkëllyer ekipin do të ndalohet të hyjë në Grada!
“Kushdo që dëshiron të fishkëllojë, mund të fishkëllojë jashtë stadiumit.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

