75 Mall Live Search
16:52 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / MSH1

Vazhdon puna në QNR, rinumërohen 382 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim. 

Nga fillimi i këtij procesi e deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 382 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (109/235).

“Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë ditës së sotme është duke vijuar rinumërimi i vendvotimeve që i takojnë komunës së Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Nga fillimi i ditës së sotme, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është shtuar numri i ekipeve për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.