75 Mall Live Search
23:45 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / MSH1

Vërshimet turbulluan ujin, KRU “Gjakova” shpall tender për klorur të hekurit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shpallur tender për furnizim me klorur të hekurit – FeCl3.

Tenderi me vlerë prej 5 mijë eurosh do të hyjë në përdorim për impiantin e trajtimit të ujit të pijës, në Gjakovë, raporton IndeksOnline.

Sasia e nevojitur për KRU-në është 6500 kilogramë.

“Lënda e kësaj kontrate është furnizimi me klorur hekuri (FeCl₃), i destinuar për përdorim si koagulant në procesin e trajtimit të ujit të pijshëm. Produkti duhet të jetë në formë të lëngshme, me tretshmëri të plotë në ujë dhe i përshtatshëm për dozimin e kontrolluar në sistemet e trajtimit.

Kloruri i hekurit është një koagulant inorganik trivalent, i cili në ujë i nënshtrohet hidrolizës duke formuar hidroksid hekuri Fe(OH)₃, duke mundësuar neutralizimin e ngarkesave të grimcave koloidale dhe formimin e flokulave të dendura e lehtësisht të sedimentueshme. Me realizimin e kësaj kontrate, do kemi cilësi dhe kualitet të ujit sipas standardeve te kërkuara ku do bëhet trajtimi i ujit. Gjithashtu, drejtpërdrejt do kemi menaxhim të mirë të reduktimit të turbullësisë së ujit në parametrat optimal të UA.10 2021, për ujë të pijshëm nga konsumatorët” thuhet në thirrjen për tender.

Kohëzgjatja e dhënies së kontratës parashikohet të jetë për 30 ditë dhe tenderi nuk mund të ndahet në pjesë.

Detajet e plota të tenderit i gjeni në dokumentin më poshtë./IndeksOnline/