75 Mall Live Search
09:03 / E Diele, 18 Janar 2026 / B XH

Flamuri kombëtar shfaqet në protestat në Serbi, nxit reagimin e protestuesve

Klikoni këtu nëse dëshironi t’i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber

Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione në protestën e mbajtur të shtunën në Novi-Sad duke e shpalosur flamurin kombëtar shqiptar.

Sapo që turma e kishte parë, aty nisën shtyrjet e fyerjet. Kapor menjëherë u nxor nga turma me dhunë.

“Ai e solli flamurin shqiptar këtu që të tallet me ne”, tha një nga protestuesit, sipas gazetës serbe “blic”.

Pas ngjarjes, Kapor ka thënë se ka dhënë deklaratë në Polici. Siç ka thënë ai, me vete e ka pasur edhe një flamur kroat.

“I solla një flamur të Shqipërisë dhe një të Kroacisë. Të qartësohem, këta flamuj janë simbole zyrtare të njohura nga Këshillat e Komuniteteve në Serbi. I solla sepse studentët kanë thënë se janë pikërisht këta flamuj që mund të sillen në protesta. Siç e kemi parë rregullisht, flamuri boshnjak shfaqet në protesta. I sollëm këta dy flamuj për të rritur tolerancën, ashtu që të gjithë të jemi bashkë në këtë luftë”, ka thënë ai.

Në Novi-Sad u protestua sërish nga studentët që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave vitin e shkuar nga rënia e një strehe të një stacioni të trenit.