Burri në Prishtinë sulmohet, policia po punon për identifikimin e tij
Një burrë në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i panjohur.
Policia e Kosovës njofton se kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Janina, Prishtinë / 17.01.2026 – 15:01. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar i panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke punuar në identifikimin e personit të dyshuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

