75 Mall Live Search
12:10 / E Diele, 18 Janar 2026 / b l

Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pasi rinumërimi i votave ka nxjerrë në pah parregullësi dhe prekje të votave për disa kandidatë.

Qunit që pas rinumërimit i janë hequr mbi 400 vota, ka thënë se çdo rritje e votave në emrin e tij është bërë pa deshjen dhe dijeninë e tij.

Ai thotë se nuk ka kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve.

Quni ka thënë se përmes këtij operacionit, i është njollosur personaliteti dhe karriera dhe se përfshirja e emrit të tij në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin dhe besueshmërinë që ka ndërtuar me vite para elektoratit.