75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 18 Janar 2026 / AR

“Oh 2016”,Era Istrefi bëhet nostalgjike, paralajmëron surpriza të mëdha

Me një postim nostalgjik në Instagram, Era Istrefi ka rikthyer vëmendjen te viti 2016 – koha kur u publikua hiti ndërkombëtar “Bonbon”, që e ndezi skenën globale.

Krahas fotos nga ajo periudhë, artistja shkruan: “Oh 2016. 2026 a new era is coming..”, përcjell Indeksonline.

Ajo ka lënë të kuptohet se një kapitull i ri dhe i rëndësishëm në karrierën e saj po afron.

Mesazhi ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët presin me kureshtje surprizat e radhës./Indeksonline/