E bën dimrin verë, Lela provokon me paraqitjen e fundit
Ish-banorja e ‘BBVK’, Lela Seferi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me pantallona dhe bluzë të bardhë, duke ekspozuar barkun e tonifikuar, shkruan Indeksonline.
Krahas fotos, Lela ka shkruar: “Shumë e nxehtë për dimër”, një përshkrim që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Postimi është pritur me komente dhe pëlqime, duke konfirmuar edhe një herë se stili i saj nuk kalon pa u vënë re./Indeksonline/


