Senegali për herë të dytë në histori, e “çon” në qiell Kupën e Afrikës
Kombëtarja e Senegalit shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Marokos në finalen e madhe të Kupës së Afrikës.
Për herë të dytë në histori, Senegali triumfoi në AFCON, shkruan Indeksonline
Pape Gueye ishte heroi i ndeshjes, duke shënuar një eurogol në vazhdime për t’ia dhuruar triumfin kombëtares së tij.
Përveç Gueye, hero ishte edhe portieri, Mendy – i cili priti penalltinë e Brahim Diazit në sekondat e fundit të ndeshjes.
Sadio Mane dhe Koulibaly ngritën lartë kupën dhe për ta sonte do jetë një natë e gjatë./Indeksonline/

