75 Mall Live Search
10:20 / E Hënë, 19 Janar 2026 / AR

Të bëhemi bashkë për Dajanën: Modelja shqiptare ka nevojë për ndihmën tonë

Modelja e njohur shqiptare, Dajana Kalo, po kalon një nga momentet më delikate të jetës së saj.

Një problem i papritur shëndetësor, i shkaktuar nga një malformacion i lindur në enët e gjakut të trurit (MAV), ka çuar në një situatë kritike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe të specializuar.

Si pasojë e këtij komplikacioni, Dajana ka humbur përkohësisht funksionet motorike në pjesën e djathtë të trupit. Bukuroshja shqiptare pritet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent dhe tejet kompleks. Ky proces nuk përfundon me ndërhyrjen kirurgjikale, pasi Dajanën e pret një rrugëtim i gjatë rehabilitimi intensiv për t’u rikthyer në jetën e saj të përditshme dhe në pasarela.

Për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta që kërkon trajtimi në klinika të specializuara jashtë vendit, familjarët dhe miqtë kanë hapur një fushatë në platformën GoFundMe. Ky është momenti ku komuniteti dhe fansat e saj mund të tregojnë forcën e solidaritetit. Çdo kontribut është një dritë shprese për të ndihmuar Dajanën të fitojë këtë betejë të vështirë.

Përveç mbështetjes financiare, familja bën thirrje për lutje dhe energji pozitive. Prania dhe dashuria e publikut janë motori që i jep forcë Dajanës në këto momente sfiduese.

Ajo ka nevojë për shumën 200 mijë euro dhe deri më tani në kohë rekord janë mbledhur mbi 150 mijë euro.

Ndihmoni edhe ju, le të bëhemi të gjithë bashkë për t’i rikthyer buzëqeshjen dhe shëndetin modeles sonë të dashur.

https://www.gofundme.com/f/urgjentendihme-per-dajanen25-vjece-me-hemorragji-cerebrale?attribution_id=sl:e5bde8e3-db51-4378-bc0c-dd5b671ef148&lang=en_CA&ts=1768770364&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=instagram_story