Vetaksident në Vitomiricë të Pejës, dy të mitur të lënduar
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, ku si pasojë janë lënduar dy persona të mitur. Burime të Indeksonlinet kanë treguar se të miturit nuk kishin patentshoferë dhe se te njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia është njoftuar në orën 12:45 për rastin.
“Sot rreth orës 12:45 policia është njoftuar për një vetaksident në Vitomiricë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Për momentin nuk kemi më shumë informacione”, ka deklaruar Gashi./ IndeksOnline/

