Shokon aktorja: Ishte e çuditshme të xhiroja skena intime me të dashurin e Kylie!
Wyneth Paltrow pranoi se ndjeu njëfarë shqetësimi përpara se të xhironte skenat e dashurisë me bashkë-yllin e saj 23-vjeçar më të ri, Timothée Chalamet, (i dashuri i Kylie Jenner).
Në filmin e ri Marty Supreme, të dy luajnë rolin e një çifti të dashuruar dhe Paltrow fillimisht kishte frikë se Chalamet do ta gjente xhirimet e skenave intime me të, siç e tha ajo, “të çuditshme”, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, në fund, gjithçka shkoi më mirë nga sa priste.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Santa Monica, aktorja zbuloi se diferenca në moshë i dukej e çuditshme në fillim.
“Ai ishte 27 ose 28 vjeç dhe unë isha 50 e ca vjeç. Dua të them, është e çuditshme”, tha ajo. “Mendova, nëse është e çuditshme për mua, ndoshta është e çuditshme edhe për të. Por në fakt ishte në rregull. Nuk ishte aq keq.”
Ajo shtoi se ka shumë skena dashurie në film dhe se ishte pak nervoze për këtë. “Isha e shqetësuar sepse nuk e kisha bërë për një kohë shumë të gjatë, por ishte e këndshme dhe gjithçka doli mirë.”/Indeksonline/

