75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 19 Janar 2026 / b l

Peci: Vjedhja e votave ka kaluar përmasat e “vjedhjes industriale” të zgjedhjeve të vitit 2010

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit zgjedhor, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e votës.

Peci ka deklaruar se vjedhja e votave brenda partive politike, sipas tij, ka kaluar edhe përmasat e asaj që ishte quajtur “vjedhje industriale” në zgjedhjet e vitit 2010, duke theksuar se ky fenomen po shfaqet pothuajse në secilën parti politike.

“Diçka është thellësisht e kalbur në vendin tonë”, ka shkruar Peci, duke e cilësuar situatën aktuale si alarmante për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.