Ngjarje si në filma në Prizren, Policia ndërhynë në një familje ku burri po e rrahte gruan
Më datë 19.01.2026, rreth orës 02:12, në fshatin Poslishtë, Prizren një grua ka kërkuar ndihmën e policisë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, patrullat policore janë përballur me një situatë të rëndë, ku bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë tentuar të sulmojnë përsëri viktimën. Gjatë konfrontimit, policia është sulmuar fizikisht dhe me gurë, ndërsa viktima është kërcënuar dhe rrezikuar seriozisht. Për të parandaluar sulmin dhe për të mbrojtur jetën e viktimës, policët kanë ndërhyrë me forcë, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Policisë.

