75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 20 Janar 2026 / Z S

Zjarrëfikësit intervenojnë në një shkollë të Deçanit

Gjatë mesnatës së mbrëmshme rreth orës 02:00 Drejtoria e Arsimit në Deçan është njoftuar nga drejtori i shkollës fillore “Sylejman Vokshi” për një incident zjarri, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e njësive të zjarrfikësve për shuarjen e tij.

Sipas informatve zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur.

Pas marrjes së informatës menjëherë është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Sipas drejtorit të Arsimit në këtë komunë, Besnik Hulaj procesi mësimor në shkollën fillore “Sylejman Vokshi” do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi që shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje.

Po ashtu, do të bëhet furnizimi i menjëhershëm me dru për ngrohje./Indeksonline/