Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sipas Normandy Index-it 2025, të përgatitur nga Shërbimi Kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet e 13-ta në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë dhe e para në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka theksuar se “Indeksi mat fusha kyçe si stabilitetin politik dhe institucional, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik, reziliencën ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja, rrezikun e konflikteve dhe sigurinë kombëtare, si dhe kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike”.
“Kosova pozicionohet në mesin e 10% vendeve më të sigurta në botë. Një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për stabilitetin, progresin dhe orientimin euroatlantik të vendit”, ka shkruar Maqedonci.

