75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 20 Janar 2026 / S Z

Bie numri i shkurorëzimeve, ja sa çifte i dhanë fund martesës në nëntor

153 raste  të shkurorëzimeve janë regjistruar vetëm gjatë muajit nëntor të vitit që shkoi. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave  të Kosovës (ASK) ka rënie të numrit të shkurorëzimeve në muajin nëntor krahasuar me një muaj më parë, muajin tetor. Rënie kjo e cila sipas ASK-së është prej 3,2 për qind.

“Në këtë periudhë, janë regjistruar 153 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin tetor  2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për -3,2 %”, thuhet në raportin e ASK-së.

Por nuk pati vetëm rënie të shkurorëzimeve. Gjatë nëntorit ka rënë dhe numri i rasteve të kurorëzimeve. Sipas statistikave të ASK-së gjatë nëntorit u kurorëzuan 870 çifte, e që është një rënie prej 31,0 për qind krahasuar me një muaj më parë.

 “Në muajin nëntor 2025 janë regjistruar gjithsej 870 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Në muajin nëntor 2025 ka rënie të numrit të kurorëzimeve për rreth -31,0 %, krahasuar me muajin tetor 2025”, thuhet nëp raportin e ASK-së./Indeksonline/.